Hoxha takon kreun e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar: Task Forca tripalëshe, model suksesi

Hoxha takon kreun e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar: Task Forca tripalëshe, model suksesi

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, priti në një takim zyrtar Drejtorin e Përgjithshëm të Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javid.

Biseda mes tyre u përqendrua në rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm.

Hoxha dhe Javid ndanë vlerësimin se, Task Forca tripalëshe Britani-Shqipëri-Kosovë është një model suksesi, që ka sjellë rezultate konkrete në adresimin e sfidave të përbashkëta, kryesisht migracionit ilegal të shqiptarëve drejt Anglisë.

Gjithashtu, ata ndanë qëndrimin për nevojën e zgjerimit të këtij modeli edhe në fusha të tjera të rëndësishme, siç është lufta kundër krimit të organizuar.

Duke vlerësuar kontributin dhe asistencën e ofruar nga pala britanike, ministri Hoxha theksoi se, “Shqipëria mbetet e përkushtuar për një partneritet të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar dhe për të kontribuar në një Europë më të sigurt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy