Kurbin/ Asgjësohen 3 parcela me kanabis, procedohet kryeplaku i fshatit Zheje

Kurbin/ Asgjësohen 3 parcela me kanabis, procedohet kryeplaku i fshatit Zheje

350 bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në 3 sipërfaqe toke në fshatin Zheje, Kurbin janë asgjësuar dhe një person është vënë në pranga, në kuadër të operacionit “Imazhi”. Një tjetër është shpallur në kërkim, ndërsa kryeplaku i fshatit, njëkohësisht inspektor i pyjeve, është proceduar në gjendje të lirë.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në fshatin Zheje, Kurbin, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara në 3 sipërfaqe toke të ndryshme, 350 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i njërit prej autorëve të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasit P. K.,Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim nipi i shtetasit të arrestuar, shtetasi P. K., pasi dyshohet se është bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e 42 vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin A. T., me detyrë kryetari i fshatit Zheje, njëkohësisht inspektor i pyjeve të kësaj zone.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy