Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet në Durrës 36-vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 36- vjeçar me iniciale B.B., banues në Turqi pasi është kapur duke tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Mbi 36-vjeçarin rëndojnë akuzat "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave".

Po ashtu në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçare pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Njoftimi i policisë: DVP Durrës/Vihen në pranga 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", shtetasin B. B., 36 vjeç, banues në Turqi, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen M. R., 39 vjeçe, banuese në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy