Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se vodhi një shumë parash në biznesin e një shtetaseje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, në Fier, ndërsa falë reagimit në kohë dhe punës së mirorganizuar, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme bënë të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e menjëhershme të autorit të dyshuar të vjedhjes.
Gjatë kontrollit personal, të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan shumat e parave të vjedhura, 800 euro dhe 75 000 lekë. Në pranga u vu shtetasi me incialet, V. D., banues në Patos.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.



