Denisa Doku, 19-vjeçarja e arrestuar nga Policia e Tiranës për aksidentin e së shtunës në Kamëz, ka dalë në gjyq gjatë ditës së sotme. Në këtë aksident, humbi jetën Alida Spahiu, 22 vjeçe.
Dy vajzat e reja ishin kunata me njëra-tjetrën, pasi Alida ishte e fejuar me vëllanë e Denisës.
Ndërkohë, gjykata ka lënë në “arrest shtëpie”, Denisa Dokun, e cila ishte në drejtimin e makinës tip “Smart” që u aksidentua të shtunën.
Ndërkohë, prindërit e viktimës kanë paraqitur një deklaratë të noterizuar në Gjykatë, ku kërkojnë që 19-vjeçarja të mos ndiqet penalisht për aksidentin, pasi marrëdhëniet e tyre familjare janë të sqaruara.
“Marrëdhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Ne kemi marrëdhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, thuhet në deklaratën që ka lëshuar babai i të ndjerës.



