I dënuar në Itali për drogë e organizatë kriminale, kapet në Elbasan shqiptari me 4 emra

I dënuar në Itali për drogë e organizatë kriminale, kapet në Elbasan shqiptari me 4 emra

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 44-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimin drejt shtetit fqinj të Italisë, ku është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

“Si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes , kapja dhe arrestimi provizor  me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian” njoftoi policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy