Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhenjo” në Shëngjin. Sipas informacioneve paraorake, mësohet se një automjet ka përplasur një motor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i motorit, shtetasi Gjergj Gjoni nga fshati Balldren.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, ndërsa shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga motori.
Polici ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkakut.



