Dalin pamjet e grabitjes së argjendarisë në Gjirokastër. Një ditë pas ngjarjes, një video e kamerave të sigurisë tregon momentet e grabitjes.
Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe autorët. A. M., 40 vjeç, banues në Gjirokastër, është një prej autorëve të dyshuar.
Sipas policisë, ai ka vuajtur më parë dënimin për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.
Në grabitjen e argjendarisë, A. M. ka bashkëpunuar edhe me një person tjetër.



