Aksidenti me tre të vdekur dhe katër të plagosur, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

Aksidenti me tre të vdekur dhe katër të plagosur, arrestohet 28-vjeçari në Dibër

Policia e Dibrës ka arrestuar një 28-vjeçar me iniciale E.L., pasi pasditen e djeshme në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Nga aksidenti i rëndë humbën jetën 3 persona, ndërsa u plagosën katër të tjerë.

Njoftimi i policisë: DVP Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan shtetasin E.L., 28 vjeç, banues në fshatin Bllatë, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi me datë 04.01.2023 rreth orës 18.15, në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë në urën e fshatit Gjoricë duke drejtuar automjetin tip 'Benz', është përplasur me një automjet tjetër tip 'Benz', që drejtohej nga shtetasi K.I., 55 vjeç, banues në Maqellarë.

Si pasojë e këtij aksidenti humbi jetën drejtuesi i mjetit shtetasi K.I., dhe dy pasagjerët M.I(D), 74 vjeç; L.I., 51 vjeçe. Po si pasojë e këtij aksidenti mbetën të lënduar shtetaset F.I., 55 vjeçe; K.M., 18 vjeçe; M.L., 24 vjeç dhe shtetasi E.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy