Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 gjatë natës në Greqi

Tërmet i fortë me magnitudë 5.7 gjatë natës në Greqi

Greqia është tronditur në orët e natës nga një tërmet me magnitudë 5.7 të shkallës Rihter, me epiqendër qytetin jugperëndimor të Nisyros.

Nuk raportohen deri më tani dëme në njerëz apo materiale nga lëkundjet.

Sipas Institutit Sizmologjik Euro-Mesdhetar, tërmeti ka qenë në një thellësi shumë të ulët, prej vetëm dy kilometrash.

Lëkundjet kanë krijuar panik tek qytetarët sipas raportimeve nga mediat greke.

Disa minuta më vonë është shënuar një tjetër tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter, me një epiqendër 24 km në jugperëndim të Tilos dhe një thellësi prej 10 km. 

Goditjet ndërkohë vazhdojnë në Greqi, por janë të lehta dhe pa rrezik.

Disa muaj më parë, një tërmet i fortë goditi ishujt dodekanëze midis Greqisë dhe Turqisë, duke shkaktuar dëme të shumta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy