I kërkuar për trafik droge/ Ekstradohet në Spanjë 41-vjeçari nga Vlora

I kërkuar për trafik droge/ Ekstradohet në Spanjë 41-vjeçari nga Vlora

41-vjeçari K.D., banues në Vlorë është arrestuar nga policia pasi kërkohej nga autoritetet spanjolle për trafik droge.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet me dije se 41-vjeçari akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Pritet që i arrestuari të ekstradohet drejt Spanjës.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy