Me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 31-vjeçari

Me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe një tjetër është shpallur në kërkim të akuzuar për dhënie ndihmë emigrantëve të paligjshëm.

Në kuadër të bashkëpunimit me strukturat e DVP Lezhë, shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se me një automjet  tip “Volkswagen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: E. P., 31 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor i shtetasit F. D., 18 vjeç, banues në Kukës.

Shtetasi E. P. është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot- Morinë, në Skuraj, Kurbin, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, të marrë me qira nga shtetasi F. D., 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy