20 qershor, Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

20 qershor, Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve

Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve u krijua për herë të parë më 20 qershor 2001, në njohje të 50-vjetorit të Konventës së vitit 1951 në lidhje me statusin e refugjatëve. Prandaj Asambleja e Përgjithshme vendosi që 20 qershori të festohet si Dita Botërore Refugjatëve. Dita Botërore e Refugjatëve është themeluar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar guximin, forcën dhe vendosmërinë e grave, burrave dhe fëmijëve të cilët janë të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre nën kërcënimin e persekutimin, konfliktit dhe dhunës. Sipas të dhënave të OKB-së, çdo minutë 20 njerëz lënë gjithçka pas për t’i shpëtuar luftës, persekutimit apo terrorit. Ekzistojnë disa lloje të personave të zhvendosur me forcë: refugjatët, azilkërkuesit, të zhvendosurit brenda vendit, të kthyerit etj. Sipas OKB-së me termin refugjat nënkuptojmë dikë që u largua nga shtëpia dhe vendi i tij/saj për shkak të “frikës prej persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik”. Shumë refugjatë janë në mërgim për t’i shpëtuar efekteve të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu. Dita Botërore e Refugjatëve festohet gjithashtu përmes Javës Botërore të Refugjatëve dhe është krijuar për të siguruar një shans të rëndësishëm për azilkërkuesit dhe refugjatët që të shihen, dëgjohen dhe vlerësohen nga komuniteti ku ata jetojnë. Deri më tani, sipas OKB-së, 110 milionë njerëz janë zhvendosur në mbarë botën, me rreth 12 milionë refugjatë nga lufta e Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy