
Dy radikalë fetarë katolikë nga Shqipëria, përmes disa videove të publikuara nga mediat në Kosovë, dëgjohen duke ofenduar myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia të cilët shkojnë për pushime në bregdetin shqiptarë.
Ato janë Anton Zefi 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe Luig Marku 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë, të cilët siç njofton policia, janë shpallur në kërkim me akuzën veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve”. Dy personan dëgjohen teksa flasin me një gjuhë urrejtje ndaj muslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë, me sharje, ofendime madje edhe kërcënime që të mos vijnë në Shqipëri për pushime. Madje, ata kanë quajtur racë të fëlliqur dhe kancerogjene.
"Policia e Shtetit ka nisur menjëherë verifikimet përkatëse për të vënë para përgjegjësisë ligjore këta komentues të cilët me komentet e tyre nxisin urrejtjen dhe grindjet. Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera janë identifikuar dy personat që kanë folur me gjuhën e urrejtjes ,” njoftoi zyra e antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Policia iu referua me iniciale dy personave të shfaqur në video si A.Z,, 39 vjeç, banues në Hot, Malësi e Madhe dhe L.M, 36 vjeç, banues në Kallmet Lezhë.
Të dy këta persona janë shpallur në kërkim policor pasi nga verifikimet e policisë ka rezultuar të jenë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Lezhë për veprën penale të “Nxitje e urrejtjes ose grindjeve” parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë dhe po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet,
Neni 265 i Kodit Penal parashikon dënime nga 2 deri në dhjetë vjet heqje lirie.
Policia e Shtetit thekson se mbetet e angazhuar për të goditur çdo aktivitet të kundra ligjshëm dhe për siguruar një mjedis të përshtatshëm dhe të sigurtë për të gjithë shtetasit shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet verore.



