
156 persona të cilët vuajnë dënimin në paraburgimin e Vlorës kanë nënshkruar një peticion të cilin ja drejtojnë deputetëve të kuvendit të Shqipërisë.
Siç njofton korrespodenti i MCN nga Vlora, të burgosurit i kërkojnë deputetëve të miratojnë amnistinë penale.
Ata shkruajnë se janë aftësuar dhe kanë përfunduar edhe kurset profesionale.
Kërkojnë lirim të atyre të burgosurve me dy vite burgim, ulje të dënimit të personave të cilët amnistia penale jua jep këtë të drejtë dhe përfshirjen në amnisti edhe të GJKKO-së. Peticioni pritet të dërgohet në kuvend.



