
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshirueshëm në Kosovë, spiunen e arrestuar ruse Daria Asmalovan.
Ai ka theksuar se hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.
Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cënon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.
Autoritetet e Kosovës kanë ndaluar Daria Aslamovan, spiune e inteligjencës ushtarake ruse, e cila po provonte të hynte në Kosovë nga pika kufitare në veri të Kosovës.
Aslamova është edhe pjesëmarrëse në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës.



