
Një konflikt është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vlorë. Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, sherri ka ndodhur mes dy personave, një prej të cilëve shtetas i huaj.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit, ndërsa shtetasi i huaj, identiteti i të cilit nuk dihet ende, është dërguar në spital me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa nuk dihen shkaqet e konfliktit mes tyre.



