Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej rreth 20 kilogramë kanabis sativa dhe ka asgjesuar 3151 bimë narkotike. Policia thotë se operacioni është zhvilluar gjatë ditës së djeshme në fshatrat Kallarat, Treblovë dhe Kotë.
Policia thotë se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.
Në pranga është vënë pronari i banesës, shtetasin Resul Ismailaj, 63 vjeç.
Në vijim të këtyre kontrolleve të kryera, ka rezultuar se: Gjatë kontrollit të ushtruar përreth një banese të banueshme në fshatin Kallarat, janë gjetur të kultivuara 106 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithashtu, ngjitur me banesën janë gjetur 2 thasë me thurje brenda të cilëve përmbanin lëndë narkotike me peshë prej 19.7 kilogramë, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës, shtetasin Resul Ismailaj, 63 vjeç, si autorin e dyshuar në lidhje me këtë vepër penale.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Treblovë, pranë vendit të quajtur “Përroi i Madh”, janë gjetur 4 parcela toke publike e papunuar me 3404 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva, me gjatësi 30-100 cm.
Dyshohet se këto bimë narkotike kanë mbirë vetë për shkak se vitin e kaluar janë asgjësuar bimë të ngjashme të mbjella në të njëjtin vend dhe që mendohet të jenë favorizuar nga kushtet klimaterike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kotë, pranë një përroi, janë gjetur të mbjella në pronë publike 5 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva.



