Nuk deklaruan të ardhurat në kufi, nën hetim një shqiptar dhe një malazez

Nuk deklaruan të ardhurat në kufi, nën hetim një shqiptar dhe një malazez

Policia Kufitare ka proceduar penalist një 33-vjeçar me iniciale V.K., pasi gjatë kontrollit fizik në Rinas iu gjetën 21 790 paund të cilat i kishte fshehur në trup me qëllim që të mos i deklaronte.

Po ashtu është proceduar dhe një 47-vjeçar nga Mali i Zi pasi gjatë kontrollit në kufi iu gjetën në çantën e dorës 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Të dy personat janë proceduar për “Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlerë”.

Njoftim i policisë: Rinas/Kontrolle të shtuara për goditjen e krimeve ndërkufitare, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”.

Plani operacional, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, FRONTEX-in dhe me përfaqësuesit e programit “EU4FOCAL”.

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.

Sekuestrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjithashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve, shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ”Mosdeklarimi në kufi i të hollave ose i sendeve me vlere”, për secilin nga këta 2 shtetas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy