Përplasi për vdekje kalimtarin në Elbasan/ Shpallet në kërkim autori

Përplasi për vdekje kalimtarin në Elbasan/ Shpallet në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasanit, tek porta e Kalasë.

Një makinë ka përplasur në mes të qytetit për vdekje kalimtarin, i cili është identifikuar si Durim Gjini, 57 vjeç.

Mësohet se autori i mjetit, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes është një 20-vjeçar i identifikuar si Shon Balli, i shpallur në kërkim nga policia.

Bëhet me dije se i riu e kishte marrë me qera makinën.

Sakaq, policia po punon për të bërë të mundur arrestimin e autorit.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

Sh.B., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbremjen e djeshme te sheshi “Gensher”, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “BMW”, të marrë me qera ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj., 57 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ështe larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për kapjen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy