
Autoritetet në Kashmir të Indisë kanë shtrënguar masat e sigurisë, pasi separatistët kanë kërkuar një marshim proteste në një zyrë të ShBA-së. Rrugët janë të mbushura me pesonel paraushtarak dhe në to janë vendosur disa pika kontrolli.
Posterët u shfaqën gjatë natës këtë javë në Srinagar, qyteti kryesor i rajonit me shumicë muslimane, dhe në to bëhej thirrje për një marshim në zyrën e Grupit Vëzhgues Ushtarak të ShBA-së për Indinë dhe Pakistanin, për të protestuar kundër heqjes së autonomisë për shtetet Jammu dhe Kashmir të Indisë.
Thirrja e separatistëve që kërkuan shkëputjen e Kashmirit nga India ishte e para që nga vendimi i datës 5 gusht, i cili solli kufizime të komunikimit dhe udhëtimit në Kashmir. Grupit Vëzhgues Ushtarak i ShBA-së për Indinë dhe Pakistanin u krijua më 1949 pas luftës së parë midis Indisë dhe Pakistanit mbi Kashmirin. Grupi monitoron shkeljet e armëpushimit përgjatë kufirit midis vendeve.
Presidenti i SHBA Donald Trump planifikon të diskutojë për Kashmirin kur të takojë kryeministrin indian Narendra Modi gjatë një takimi të G7 në Francë këtë fundjavë, tha të enjten një zyrtar i lartë i administratës amerikane.
Trump, i cili ka ofruar që të ndërmjetësojë midis Indianit dhe Pakistanit, do të bëjë presion ndaj Modi që të qetësojë tensionet rajonale pas tërheqjes së autonomisë së Kashmir, dhe të theksojë nevojën për dialog, tha zyrtari. /Reuters/



