
Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live deklaroi se ish-ministri Fatmir Mediu rrezikon deri në 10 vite burg për dy akuzat që SPAK ka ngritur ndaj tij, gjithmonë nëse shpallet fajtor.
Më tej, Rusta tha se në rast të një gjykimi të shkurtuar Mediu rrezikon 5-7 vite burg.
Nëse gjendet fajtor për veprat penale që është në gjykim, në gjykim të shkurtuar kemi dënimin 5-7 vite burg. Në rast të një gjykimi të plotë rrezikon deri në 10 vite burg duke bashkuar dy akuzat.
I ndalur dhe tek dosjet e tjera të rëndësishme që SPAK po heton, Rusta tha se kjo strukturë pritet të thërrasë ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj që të japë qëndrimet e tij në lidhje me dosjen e inceneratorëve.
SPAK është i fokusuar tek inceneraorët, tek personazhet dhe kompanitë në hetim. Pritet që brenda pak ditësh të thërritet në SPAK Ahmetaj për të dhënë qëndrimet e tij për këtë hetim.



