Vodhi një shumë parash, arrestohet 30-vjeçari

Vodhi një shumë parash, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar me inicialet E.A. u arrestua pasi kishte vjedhur në një banesë 900 mijë lekë të rinj.

Ndërkaq gjatë kontrollit atij iu sekuestruan 2800 euro, që janë produkt i veprës penale.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato.  Finalizohet operacioni policor i koduar "Vëzhgimi". Vodhi 900 000 lekë të rinj, në një banesë, arrestohet 30-vjeçari.  Sekuestrohen 2800 euro që iu gjetën 30-vjeçarit, gjatë kontrollit, dhe që janë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pasurisë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Vëzhgimi". Si rezultat u arrestua shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.  Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën "Mihal Popi".  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2800 euro dhe veshje që autori ka patur gjatë vjedhjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy