
Dritan Dajti transferohet nën masa të rrepta sigurie drejt spitalit në Tiranë.
Sipas burimeve, Dajti pritet t’i nënshtrohet një operacioni.
Ai do të qëndrojë në spitalin e burgut në QSUT deri në kryerjen e operacionit. Nuk dihet lloji i operacionit, të cilit do t’i nënshtrohet Dajti.
Ndërkohë, mësohet se në sektorin ku vuan dënimin Dajti ka rezultuar pozitiv me Covid-19 një i dënuar.
Dajti vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Peqin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, gjatë një operacioni më 7 gusht të vitit 2009. Ngjarja ndodhi gjatë kohës që efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.



