Qëllon me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët, arrestohet i "forti" Pukës

Qëllon me breshëri kallashnikovi duke terrorizuar banorët, arrestohet i "forti" Pukës

Një person ka rënë në pranga nga Policia e Pukës pasi ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Policia bën me dije se u njoftuam se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh.

 Konstatuam 46 gëzhoja model 56, të shpërndara në rrugën e shtëpisë së Martin Gjergjit, i cili u arrestua”.

Nuk dihen ende motivet e ngjarjes. Hetimet ne vijim.

NJOFTIMI I POLICISE

Me datë 03.05.2017 jemi njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri në fshatin Gojan i Madh. Menjëherë në drejtim të fshatit Gojan janë nisur forca të shumta policie si dhe grupi hetimor ku rezultoi se:
18870616_300139250411918_828591641_o
Në lagjen Brigjë, fshati Gojan i Madh, Njësia Administrative Gjegjan, Bashkia Pukë ku kanë konstatuar 46 gëzhoja model 56 të shpërndara në mënyrë të çrregullt në rrugën e shtëpisë së shtetasit Martin Gjergji. Pas një kontrolli të bërë në banesën e këtij shtetasi dhe ambienteve përreth saj, u gjet e groposur një armë automatike Model 56, 7 krëhëra, ku 6 prej tyre ishin bosh ndërsa njëri kishte 25 fishekë brenda, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
18946908_300139243745252_265730143_o
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

18870473_300139233745253_1298141114_o

Martin Gjergji, 24 vjeç, banues në Gojan i Madh, Pukë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy