Foshnja e sapolindur ndërroi jetë, nën hetim mjekja në Pogradec

Foshnja e sapolindur ndërroi jetë, nën hetim mjekja në Pogradec

Një mjeke nga Pogradeci procedohet penalisht per neglizhence pasi klasifikoi si te vdekur nje foshnje te lindur para kohe. Një nënë 21-vjeçare lindi foshnjën në javën e 24 të shtatzënisë ndërkohë që mjekja në kartelë e regjistroi si abort edhe pse fëmija ka qenë ende gjallë.

Për shkak se nuk ka dëgjuar të qarat e para të fëmijës e ka vendosur në një kuti që është lënë në një sallë. Ka qenë pikërisht halla e foshnjës ajo e cila ka hyrë në dhomën ku mbahej fëmija pas 3 orësh dhe e ka dëgjuar të qajë.

Menjëherë e kanë nisur në Tiranë por fëmija nuk ka mundur të jetojë. Babai i foshnjës ka deklaruar në polici të gjithë ngjarjen duke pranuar se foshnja u gjet në një kuti.

Ndërsa policia sekuestroi kartelën mjekësore, mori deklarim të mjekes Genta Shyta e cila ka pranuar që ka qenë abort e më pas ka ndodhur një "mrekulli".

Sakaq policia njoftoi se ka nisur  procedimin penal në gjendje të lirë për 51 vjeçaren Genta Shyta, banuese në Tushemisht, Pogradec (me detyrë mjeke në maternitetin e qytetit të Pogradecit).

Kjo shtetase më datë 24.07.2021, dyshohet se ka neglizhuar në trajtimin e nevojshëm mjekësor pas lindjes, të foshnjës së shtetases D. Y., e cila më pas u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar ku më datë 31.07.2021, ka ndërruar jetë.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Pogradec.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy