Aksident në Vlorë, plagoset një person

Aksident në Vlorë, plagoset një person

Një aksident automobilistik është regjistruar mesditën e kësaj të marte në zonën e njohur si Kalaja në Vlorë.

Dy automjete të cilat po qarkullonin në drejtime të ndryshme janë përplasur kokë më kokë.

Mësohet se një prej mjeteve ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një makinë e cila po dilte nga rruga për t’u futur në një prej bareve të zonës, në këtë moment, mjeti përballë, me shpejtësi e ka goditur.

Si rrjedhojë e aksidentit në fjalë është dëmtuar edhe një mjet i tretë në pjesën e pasme.

Në dy mjetet e përfshira në aksident,  janë raportuar dëme materiale, si dhe një person i plagosur lehtë. Në një prej mjeteve drejtuesi dhe pasagjeri ishin me kombësi italiane.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy