“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”/ Qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit për të mbështetur banorët

“Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”/ Qytetarë nga Mirdita nisen drejt Thethit për të mbështetur banorët

Një grup qytetarësh dhe aktivistësh nga Mirdita janë nisur këtë të martë drejt Thethit, në një akt të qartë solidariteti me banorët e Dukagjinit. 

Nën moton “Mirdita solidarizohet me Dukagjinin”, ky grup përçon një mesazh të fortë mbështetjeje për banorët e Shalës dhe të Shoshit, të cilët po përballen me sfida të mëdha që rrezikojnë jetesën, trashëgiminë kulturore dhe të ardhmen e tyre në këto treva historike.

Mirditorët e pranishëm në këtë udhëtim theksuan se praninë e tyre nuk e shohin thjesht si një veprim simbolik, por si një thirrje për ndërgjegjësim mbarëkombëtar dhe një apel për veprim konkret për mbrojtjen e vlerave, tokës dhe dinjitetit njerëzor.

"Mirdita solidarizohet me Dukagjinin" është më shumë se një slogan është një kujtesë se bashkimi dhe ndërgjegjësimi janë forcat më të fuqishme të një kombi. 

Ky akt solidariteti nuk është vetëm një shenjë e mbështetjes, por një thirrje për të gjithë shqiptarët të qëndrojnë së bashku në mbrojtje të trashëgimisë dhe vlerave të vendit të tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy