Fshehu kokainën në lavatriçe, Apeli i Shkodrës rikthen në burg 50-vjeçaren

Fshehu kokainën në lavatriçe, Apeli i Shkodrës rikthen në burg 50-vjeçaren

Gjykata e Apelit në Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj shtetases Vera Preka, e cila u arrestua pasi fshehu një sasi të konsiderueshme kokainë në banesë.

Fillimisht, ndaj 50-vjeçares u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”, por ishte prokuroria që e apeloi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë në Lezhë. Tashme 50-vjeçarja Preka është rikthyer në qeli, nën masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Më datë 19 nëntor, Vera Prekës iu gjet 1.2 kg kokainë të fshehur brenda lavatriçes, në servisin e ish-bashkëshortit të saj në Ishull-Lezhë. Servisi ishte përshtatur si banesë nga ana e 50-vjeçares. Vendimi i shkallës së parë ishte apeluar nga Prokuroria e Lezhës dhe pas shqyrtimit të çështjes apeli i Shkodrës i dha të drejtë organit të akuzës, i cili referuar provave të paraqitura nga policia, kishte kërkuar që në fillim “arrest me burg” për Vera Prekën. Por vendimi i shkallës së parë i cili dha një masë më të butë për 50-vjeçaren, arsyetohet me argumuntin se ajo ishte femër dhe kishte dhe probleme shëndetësore. Ndërsa për ish-bashkëshortin e saj, Ded Marvukaj i cili u arrestua disa ditë më vonë, gjykata e Lezhës ka vendosur masen e sigurisë “arrest me burg”.

Burri dhe gruaja të cilët rezultojnë të jenë të divorcuar janë vënë nën akuzë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, pasi gjatë  një operacioni policor të koduar “Stacioni” në servisin në pronësi të Ded Marvukaj i cili ishte i përshtatur dhe si banesë, u gjetën dhe sekuestruan 1.2 kg kokainë dhe një peshore elektronike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy