Vrasja e Jurgen Dukës pas sherrit në market, vetëdorëzohet ish-efektivi i policisë

Vrasja e Jurgen Dukës pas sherrit në market, vetëdorëzohet ish-efektivi i policisë

Ish-punonjësi i Policisë Arbër Sula, është vetëdorëzuar këtë të martë në Komisariatin e Policisë Numër 2 në Tiranë, si autor i dyshuar për vrasjen e shtetasit Jurgen Duka. Ngjarja ka ndodhur në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në ambientet e brendshme të një marketi në rrugën “Irfan Tomini”, pas një sherri për radhë.

Policia e Tiranës njofton se ndaj ish-efektivit është caktuar në mungesë masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, mbrëmjen e sotme, në Komisariatin e Policisë Nr. 2, është vetëdorëzuar shtetasi A. S., (ish-punonjës Policie), ndaj të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.

Ky shtetas, më datë 14.12.2021, në një market në rrugën ‘Irfan Tomini’, pas një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me armën e shërbimit (në kohën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë punonjës Policie, jashtë shërbimit), shtetasin J. D., i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Ish-punonjësi i Policisë ka dorëzuar armën e shërbimit me të cilën kreu krimin, së bashku me municionin luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy