Rrahën një person dhe i morën makinën, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Rrahën një person dhe i morën makinën, arrestohen dy vëllezër në Tiranë

Dy vëllezër të cilët akuzohen se rrahën dhe i morën makinën një personi janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Efektivët e komisariatit Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga vëllezërit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.   

Nga hetimet dyshohet se dy vëllezërit, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij.  

 Automjeti i vjedhur u gjet afër banesës së dy vëllezërve dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.    

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy