Policia në Kukës ka vënë në pranga një person që kalonte mallra kontrabandë nga Kosova në drejtim të vendit tonë.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasi E. C., 31 vjeç, banues në Kukës.
31-vjeçari është kapur në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, duke transportuar me një mjet tip furgon, mallra të ndryshme, të futura kontrabandë nga Kosova, duke shmangur detyrimet doganore dhe tatimore. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këto mallra do të shiteshin online, në qytete të ndryshme të vendit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, së bashku me mallrat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.



