Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor: Orteku në Brezovicë gjigand prej 450 metra

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor: Orteku në Brezovicë gjigand prej 450 metra

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka bërë të ditur detaje për ortekun që rrëshqiti dje në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Bazuar në matjet që ka bërë ky shërbim është thënë se orteku ishte i përmasave gjigante, ndërkaq skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë pistës kanë iniciuar lëshimin e ortekut, por kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës. Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive. Fatmirësisht skijatorët që kanë qenë duke skijuar jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë iniciuar lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim. 

Në vend aksident në ndihmë kanë dalur ekipi i shpëtuesve i qendrës skitare Brezovicë, vullnetarë të tjerë dhe mbi 20 ski-bjeshkatarë  turistë nga Polonia, vlen të ceket se turistët ski bjeshkatarë i posedojnë të gjitha pajisjet e sigurisë në ortek”.

Tutje thuhet se pas kontrollimit të një pjesë të ortekut dhe nuk kishte pasur elemente të dyshuara se dikush mund të ketë mbetur i bllokuar aty, kërkimi nga ekipet ishte ndërprerë.

“Me marrjen e disa informatave të para nga dëshmitarët okular se mund të gjendet ndër masën e ortekut një skijator menjëherë është filluar me kërkim të sinjalit të transmetuesit. Por shumë shpejt vërtetohet mungesa e sinjalit dhe fillon kërkimi me 45 sonda të ortekut. Pas 1,5h kërkim dhe mos hasje në viktimë apo elemente të dyshimta ndërpritet kërkimi”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy