Të veshur civilë dhe me armë në brez, punonjës të opreacionales kanë neutralizuar në mes të ditës në një nga zonat më të populluara kreun e një grupi të shpërndarjes së drogave të forta.
MCN.TV sjell pamjet reale nga ndërhyrja e dy punonjësve, të cilët rretth orës 16:00, pasi kanë patur sinjalizimin në rrugë operative janë afruar pranë qendrës tregtare TEG, duke shtrirë në tokë një person.
Arsyeja pse është vepruar në këtë mënyrë është edhe për faktin se personi i arrestuar në flagrancë përbënte rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në brez i riu ka patur dhe një armë, dhe kjo ishtë një risk për operacionin e policisë. Në pamje duket qartë se i riu nuk ka bërë asnjë rezistencë.
Ndërsa dy punonjësit kanë shoqëeruar me pranga pas shpine të riun, ata janë larguar me automjete civile duke e shoqëeruar për në komisariatin e policisë.



