Agjencia e Bregdetit e mbështetur nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake kanë nisur kontrollet në bregdetin e Vlorës.
Më konkretisht kanë nisur verifikimet e kontratave dhe lejeve për stacionet e plazhit.
Verifikimet do të fokusohen kryesisht në verifikimin e metrave katrore, plotësimin e infrastrukturës dhe sigurisë.
Gjithçka lidhur me rojet e vrojtimit si dhe kufizueset për korridoret e hyrjes dhe daljes së mjeteve lundruese në breg.
Verifikimi ka nisur për 54 kontrata me plazhin e ri, ndërsa aksioni do të vijojë për 184 stacionet e plazhit në rrethin e Vlorës.



