Organizonin lojëra fati Poker/ Arrestohen pesë persona në Tiranë, procedohen penalisht katër të tjerë

Organizonin lojëra fati Poker/ Arrestohen pesë persona në Tiranë, procedohen penalisht katër të tjerë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në kuadër të goditjes së veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Poker 3".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. M., 43 vjeç, D. Z., 40 vjeç, N. Ll., 43 vjeç, H. Ll., 38 vjeç, A. Sh., 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin", parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit:

- B. G., 34 vjeç, A. S., 28 vjeç, B. M., 31 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal;

- L. G., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara", parashikuar nga neni 198 i Kodit Penal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, shtetasit e arrestuar, në një lokal në administrim nga shtetasi L. G., ndërsa 3 shtetasit e proceduar në gjendje të lirë, kanë pasur dijeni për ushtrimin e kësaj veprimtarie dhe nuk kanë kallëzuar pranë organeve kompetente.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë e përshtatur për lojëra fati (poker) dhe çipsa, aparate celulare, dhe shuma të ndryshme parash të përfituara nga kjo veprimtari.

 Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy