Serbia pretendon se gjeti armë në një veturë me targa RKS në Merdare

Serbia pretendon se gjeti armë në një veturë me targa RKS në Merdare

Dogana e Serbisë ka bërë të ditur se në një veturë me targa të Kosovës në pikëkalimin kufitar në Merdar ka zbuluar arsenal armësh.

Në faqen e saj zyrtare, Dogana e Serbisë tha se vetura Audi A8 me targa të Kosovës kishte arritur në Merdar të shtunën rreth orës 11:30 dhe në të ishin dy pasagjerë nga Prishtina.

Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bënin kontroll të detajuar.

Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën ulëset dhe nën kapakun e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë.

Menjëherë pas zbulimit, doganierët u kanë dorëzuar policisë dy pasagjerët dhe është njoftuar prokuroria kompetente. 

Autoritetet serbe thanë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet “dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme”.

Autoritetet e rendit në Kosovë shpesh raportojnë se zbulojnë kontrabandë me armë dhe mallra tjera në zonat kufitare me Serbinë, kryesisht në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy