Digjet një banesë në Përrenjas, shpëton për mrekulli familja

Digjet një banesë në Përrenjas, shpëton për mrekulli familja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Godovush, njësi Administrative Stravaj, në Bashkinë Përrenjas, ku një banesë është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht. 

Fatmirësisht, pavarësisht përmasave të zjarrit, familja ka arritur të shpëtojë pa lëndime, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Bëhet fjalë për banesën e shtetasit Avni Skopeci, i cili jetonte aty së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij. Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke mos lënë kohë për të shpëtuar asnjë pjesë të orendive apo sendeve personale. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërkohë që banesa është djegur totalisht.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimi zjarrfikës dhe autoritetet vendore janë paraqitur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën e cila përbëhet nga masive pyjore prej ahu.

Aktualisht shkaqet e rënies së zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa pritet një ekspertizë e specializuar për të përcaktuar origjinën e tij. Po ashtu, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Përrenjas janë angazhuar për të ndihmuar familjen e prekur nga kjo fatkeqësi si dhe për të vlerësuar dëmet dhe mundësitë e mbështetjes.

Ky incident vjen në një periudhë ku rreziku nga zjarret në zonat rurale të Qarkut të Elbasanit dhe gjithë Shqipërisë janë shtuar ndjeshëm për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirës, duke rritur nevojën për kujdes dhe ndërgjegjësim në komunitet.

Fatmirësisht, nuk pati humbje në njerëz, por ngjarja risjell në vëmendje rëndësinë e masave parandaluese për sigurinë e banesave në zonat rurale dhe kujdesin maksimal që duhet treguar në këtë periudhë kur përdoret energjia dhe gatimi me dru zjarri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy