Shiste lëndë narkotike afër shkollave/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Shiste lëndë narkotike afër shkollave/ Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, është evidentuar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza, afër shkollave.

Më këtë rast është vënë ne pranga 20-vjeçari që u kap në flagrancë me doza kanabisi, në afërsi të një shkolle në Kashar dhe iu sekuestruan doza lënde narkotike kanabis, gati për shitje. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike kanabis, në afërsi të një shkolle në Kashar, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Si rezultat, në afërsi të një shkolle në Kashar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 20 vjeç, banues në Kashar. 

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 20-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy