Maliq/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ poshtë kotecit të pulave, një i arrestuar dhe një në kërkim

Maliq/ Zbulohet ‘shtëpi bari’ poshtë kotecit të pulave, një i arrestuar dhe një në kërkim

Policia e Korçës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka finalizuar një operacion antidrogë në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, duke zbuluar një ambient të përshtatur për kultivimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike të fshehur nën një kotec pulash.

 

Në pranga ka rënë shtetasi Klisman Leka, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Sipas policisë, ai rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi më herët është dënuar për vrasje me dashje. Një tjetër shtetas është shpallur në kërkim.

 

Sipas hetimeve, të dy personat kishin përshtatur një hapësirë të vogël nën tokë, me hyrje të maskuar nga një kotec shpendësh, të cilën e kishin kthyer në laborator të improvizuar për kultivimin dhe tharjen e kanabisit.

 

Gjatë kontrollit, strukturat hetimore konstatuan njklë ambient të organizuar në mënyrë profesionale, me izolim termik, sisteme ndriçimi, ventilimi dhe ngrohjeje, si dhe pajisje për rregullimin e lagështisë. Brenda tij u gjetën zona të posaçme për tharjen e bimëve narkotike.

 

Në vendngjarje u sekuestruan rreth 5.4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje dhe e paketuar në doza, një sasi e vogël kokaine, si dhe pajisje të ndryshme si llampa, peshore elektronike, vazo kultivimi dhe sisteme ventilimi. Gjithashtu u konstatua edhe lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Hetimet proaktive të Prokurorisë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit çuan në goditjen e një rasti të kultivimit dhe përpunimit të lëndëve narkotike në Maliq. Gjatë kontrolleve u zbulua një ambient i fshehtë i ndërtuar nën një kotec shpendësh, i përshtatur për kultivimin e kanabisit. Prokuroria vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy