Kërcënoi me armë punonjësit e policisë në Kamëz, arrestohet një person

Kërcënoi me armë punonjësit e policisë në Kamëz, arrestohet një person

Arrestohet një person në Kamëz i cili ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë.

Në pranga ka rënë qytetari me iniciale R.K, i cili ka kërcënuar me armë punonjësit e policisë, pasi e kanë shoqëruar për një vepër penale që ai ka kryer. Në momentin që ata e kanë shoqëruar personi në fjalë ka nxjerrë armën dhe i ka kërcënuar.

Ai është shoqëruar në komisariatin numër 5 përveç dhe veprës penale që ka kryer, mbi të do të rëndojë dhe akuza e kërcënimit të punonjësve të policisë në detyrë.

Dyshohet se i arrestuari vuan nga probleme mendore.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë shkuar në banesën e shtetasit Ronald Kryemadhi, për ta shoqëruar në Gjykatë, në zbatim të kërkesës së saj, për shoqërim të detyrueshëm të tij.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë hyrë në banesë ky shtetas ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për vrasje në rast se do afroheshin dhe më pas është mbyllur në banesë.

Menjëherë në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat e DVP Tiranë, FNSH dhe RENEA dhe është bërë rrethimi i banesës, vendosja e perimetrit të sigurisë, evakuimi i banorëve dhe ndalimi i qarkullimit në perimetrin e sigurisë.

Pas negociatave të bëra nga Forcat Speciale RENEA me autorin, për t’u dorëzuar, ku i fundit,  pas gjysmë ore, është vetëdorëzuar, në pamundësi për t’u larguar nga banesa.

Personi është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, për veprimeve të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon kontrollin në banesë, për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy