
Një person është arrestuar pasi akuzohet për dhunë në familje. 35-vjeçari R. M., ka rënë në prangat e policisë për shkak se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Sipas policisë sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas është përshkallëzuar në dhunë fizike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Fier. Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetasen N. M., 30 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhuna në familje.



