
Edhe qarku verior i Shkodrës është mbuluar nga dëbora kryesisht në zonat malore.
Korrespondentja nga Shkodra, Bendis Druni, për “MCN live”, thotë se trashësia e dëborës në Theth dhe Qaf Thore, deri në 30 cm teksa borëpastrueset janë në aksion për mirëmbajtën e akseve kryesore rrugore.
Reshjet e borës janë intensifikuar ndjeshëm pasditen e kësaj të diele në zonat malore të qarkut të Shkodrës. Reshjet kanë nisur dhe vijuar gjatë paradites në Vermosh, Theth dhe Bogë të Malësisë së Madhe.Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes, intensiteti i reshjeve të borës është shtuar dhe tashmë trashësia e saj në disa zona, arrin në 30 cm.
Kompanitë kontraktore për mirëmbajtjen e rrugëve janë në punë dhe deri tani, nuk raportohet probleme për qarkullimin rrugor. Janë hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe të vet banorëve në ato zona.
Është e këshillueshme që automjetet të lëvizin me zinxhir sepse reshjet kanë vijuar gjatë tërë natës dhe kanë arritur deri në 5 cm.



