Policia arreston një tjetër person, akuzohet si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt për atentatin në Kurbin

Policia arreston një tjetër person, akuzohet si bashkëpunëtor i Eduart Lamajt për atentatin në Kurbin

Policia e Shtetit vuri në pranga në orët e para të mëngjesit të sotëm Ilir Xhepajn,, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave me armë në hotelin A&A më datën 30 maj në Laç.

Agjentët e policisë organizuan një operacion të befasishëm në “Kodër Kamëz”, pasi ranë në gjurmët e të kërkuarit, që akuzohet për vrasjet e e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në hotelin në rrugën Milot-Mamurras.

Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë. I ndaluari kishte më pak se tri muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

Lamaj

Për ngjarjen ku humbën jetën dy persona, u ndalua Eduart Lamaj, i cili edhe u plagos gjatë shkëmbimit të zjarrit, ndërsa u shpallën në kërkim Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija. Gjykata e Kurbinit vendosi më 26 qershor masën e sigurisë “Arrest me burg” për Eduart Lamaj.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim pasi mbeti i plagosur gjatë shkëmbit te zjarrit mbrëmjen e 30-majit në Kurbin.

Identifikimi i 30 vjeçarit u bë pas analizave të ADN-së marrë nga gjurmët e gjakut të gjetura në vendin e ngjarjes. Agjentët ranë në gjurmë edhe nga filmimet nga kamerat e sigurisë.

Policia po e mbante nën vëzhgim prej disa ditësh 30 vjeçarin, ndërsa ai qëndronte në banesën e të motrës në kryeqytet. Kur gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua u dërgua për mjekim në një klinikë private ku mjekohej prej ditësh. Atëherë agjentët vendosën të ndërhyjnë mbrëmjen e të hënës, 22 qershorit.

Policia ka arrestuar edhe dy mjekë në klinikën në të cilën mjekohej Lamaj. Ata janë Viktor Marku, 42 vjeç dhe Besim Lama, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

30 vjeçari kishte nevojë për ndërhyrje, pasi plaga e marrë ishte përkeqësuar dhe po i rrezikonte jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy