U kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Vjosë, arrestohen dy persona  

U kapën duke marrë inerte në shtratin e lumit Vjosë, arrestohen dy persona  

Policia e Fierit ka njoftuar finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona.

Pas hekurave ranë shtetasit me inicialet D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, të cilët akuzohen për veprat “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Të njejtën me gërruenin dhe merrnin inerte pa leje, duke dëmtuar shtratin e lumit Vjosa.

NJOFTIMI I POLICISE
Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier.

S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy