Mbrëmjen e sotme Lumi Gjanica në Fier kundërmon nga era e rëndë e mbetjeve hidrokarbure ndërsa ujërat e tij sterrojnë.
Çdo muaj nëntor kjo është panorama e lumit që përshkon qytetin i cili ndotet jo vetëm nga llumi i mbetjeve hidrokarbure , por edhe i fabrikave të vajit.
Korrespondentja e MCN njofton se sipas informacionit të marrë nga pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, kjo situatë alarmante do të nxjerrë në terren grupet e punës për inspektim.



