Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Target”, ka sekuestruar lëndë narkotike duke vënë në pranga një person.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit në ambientet e një lokali në përdorim nga 31-vjeçari F. B., dhe gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 680 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, e ndarë në doza.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, F. B., 31 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, si dhe u procedua në gjendje të lirë A. Xh., 21 vjeç, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, klient në lokal.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



