Forcat Speciale zbarkojnë në Fier, kontrolle të imtësishme për parcelat me kanabis (Video)

Forcat Speciale zbarkojnë në Fier, kontrolle të imtësishme për parcelat me kanabis (Video)

Forca të shumta policie dhe ato Speciale kanë zbarkuar ditën e sotme në qarkun e Fierit, aty ku u gjet parcelë e mbjellë me kanabis. Në këtë parcelë, u plagos 29-vjeçari nga Patosi, Greseld Shpataraku, i cili i drejtoi armën punonjësve të policisë por mbeti i plagosur nga këta të fundit.

Ngjarja ndodhi në një zonë të pyllëzuar të fshatit Gjorgoz, të Njësisë Administrative Cakran të bashkisë Fier. Greseld Shpataraku ka kërcënuar me kallashnikov policinë, pasi këta të fundit kishin shkuar pranë parcelës me kanabis, që ruhej nga i riu. Uniformat blu po bëjnë krehjen e zonës, ndërsa në terren kanë shkuar edhe zyrtarët e Drejtorisë së Policisë Fier.

Fill pas ngjarjes, behet ne dije se SHÇBA në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit po kryejnë hetimin për grupin i cili zhvillonte kontrollin rutinë në territor. Qëllimi i hetimit është zbulimi i dinamikës së ngjarjes. 29-vjeçari, i cili mbeti i plagosur ndodhet në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy