I moshuari në Kukës plagos me çifte fqinjin 6 vjeç

I moshuari në Kukës plagos me çifte fqinjin 6 vjeç

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Kukës, me pasojë plagosjen e një fëmije.

Në fshatin Kodër Lumë, shtetasi H. D., 75 vjeç dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me armë gjahu çifte, një shtetas 6 vjeç, fqinji i tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kukës, shtetasin H. D., për kryerjen e veprimeve procedurale.

Nga ana e policisë arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy