Vazhdon “Mezhgorani”, shkon në 37 numri i të arrestuarve

Vazhdon “Mezhgorani”, shkon në 37 numri i të arrestuarve

Të paktën 37 persona janë arrestuar si rezultat i operacionit “Mezhgorani”. Burimet policore thanë se policia ka vënë në pranga një tjetër person të shpallur në kërkim.

Ai është një 32-vjeçar, me inicialet B.M., banues në Mallakastër, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet ka caktuar masën e sigurisë “Arrest më burg”, për veprat penale “Organizim i lotarive të palejuara” dhe “Moskallëzim krimi”.

Sjellim në kujtesë se pesë ditë më parë, pas një hetimi 6 mujor u finalizua operacioni “Mezhgorani”, në kuadër të të cilit u ndaluan dhe u proceduan 53 shtetas.

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan tre pushkë automatike me silenciator, dy kallshnikov, 10 kallëpë tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 20 automjete të markave të ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme, rreth 130 kg kanabis dhe disa shuma prej 10 milionë lekësh, 7500 euro, si dhe 3 mijë e 500 euro të dyshuara si të falsifikuara.

Bëhet me dije se ende po vijon puna për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy